Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Këngëtari turk bën gjestin e madh për vogëlushen që u shpëtua nga rrënojat e tërmetit

nga Revista Kosovarja

Ayda Gezgin është vogëlushja që u shpëtua nga rrënojat e tërmetit në Turqi pas 91 orësh.

Mbi artikull

Video e shpëtimit të 4-vjeçares përloti të gjithë Turqinë dhe më i hidhur është fakti që Ayda humbi nënën e saj nga kjo katastrofë. Së fundmi këngëtari i njohur Sinan Akçil ka deklaruar publikisht se ai do të mbulojë të gjitha shpenzimet e edukimit të vogëlushes.

“Po pres të takohem me babain e saj. Nëse biem dakort, dua të mbuloj të gjitha shpenzimet e saj të edukimit nga parashkollor deri në përfundim të 8-vjeçares”-tha Sinan.

Këngëtari postoi një foto të Aydas në Instagram dhe shkroi se do t’i qëndrojë gjithmonë pranë sa herë ajo të ketë nevojë.

Moneytizer Paragrafi 4

“Ayda me pamje ëngjëlli. Po pres të takohem me babain e saj dhe të gjitha shpenzimet e edukimit do t’i mbuloj unë, do jem gjithmonë pranë teje, të gjithë duhet të bëjnë më të mirë, shpëtimi jot ishte një mrekulli.

Zoti i plotfuqishëm i bëftë vend në parajsë nënës tënde”-shkroi Sinan Akçil.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]