Anita Ahmeti është këngëtarja zë ëmbël, e cila ishte fituese e një programi televiziv për zbulimin e talenteve në fushën e këndimit.
Ajo, ka shkëlqyer në interpretim, dukje dhe stil, për çka edhe ishte shpallur fituese.
Tutje, ishte edhe për pak kohë prezente në botën e muzikës, por duket që më tepër e tërhiqnin emisionet televizive, pasi ka prezantuar disa të tillë ndër vite, shkruan “Kosovarja”.
Anita Ahmeti, aktualisht drejton një emision për mjekësinë dhe nuk është se i pëlqen shumë ta ekspozoj jetën private, ama shtatzëninë nuk ka dashur ta fshehë.
Edhe si shtatzëne, prezantuesja po duket shumë bukur.

