Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Këngëtarja e famshme bëhet nënë për herë të parë

nga Revista Kosovarja

Aktorja dhe këngëtarja e njohur amerikane, Emmy Rossum është bërë nënë për herë të parë.

Ajo dhe bashkëshorti, Sam Esmail, kanë mirëpritur në jetë një vajzë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Emmy, me anë të një postimi në rrjete sociale. Ajo ka publikuar një foto ku shihet me barkun e rrumbullakosur, krahas së cilës ka lajmëruar se e bija ka ardhur në jetë me datë 24 Maj.

Moneytizer Paragrafi 4

“24 Maj 2021. Në mëngjesin e një të hënë me diell, në orën 8:13, ne mirëpritëm vajzën tonë në këtë botë”, ka shkruar ajo.

Emmy e kishte mbajtur të fshehtë lajmin e ëmbël dhe larg vëmendjes publike.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]