Camila Cabello ndau në rrjete sociale një fotografi me Shawn Mendes, duke u puthur në një vaskë të nxehtë.
Camila Cabello uroi Krishtlindjen me të dashurin e saj Shawn Mendes, në rrjete sociale.
Këngëtarja 23-vjeçare postoi një foto të premten bashkë këngëtarin kanadez Shawn, 22 vjeç, duke u puthur ndërsa ishin ulur së bashku në një vaskë të nxehtë.
‘Unë nuk jam e mirë në bërjen e shumë fotografive kohët e fundit, por këtu është një e mirë për Krishtlindje! Faleminderit Babadimër për djalin tim të gjatë, të ëmbël dhe qesharak”, shkroi Camila si një mbishkrim për afro 51.2 milionë ndjekës të saj në Instagram dhe 12.1 milionë në Twitter.
Camila dhe Shawn udhëtuan në Kanada për të kaluar pushimet e Krishtlindjes me familjen e tij dhe iu bindën një karantine dy javësh.
Shawn dhe Camila bashkëpunuan në këngën e tyre të vitit 2015, më vonë ata lansuan bashkëpunimin e tyre të dytë Señorita në qershor 2019 që debutoi në numrin dy në listën e Billboard Hot 100 të SHBA.