Artistja angleze, Jamelia, ka sjellë në jetë vajzën e saj të katërt pasi iu nënshtrua një operacioni cezarian.
Këngëtarja, 41-vjeçe, ka dy vajza, Teja, 21-vjeçe dhe Tiani, 17-vjeçe, nga lidhjet e mëparshme dhe True, 4-vjeçe me bashkëshortin e saj, me të cilin u martua në vitin 2017, por nuk e ka zbuluar kurrë identitetin e tij.
Pasi përjetoi shtatzëninë në adoleshencë, 20, 30 dhe tani 40-vjeçe, ajo e quajti të pasurit e katër vajzave si ‘dhuratat më të mira’, nga të cilat mësoi faza të ndryshme të jetës.
Megjithatë lindja nuk ishte aspak e lehtë, siç tha ajo për revistën Hello! pasi kishte nevojë për një operacion urgjent cezarian në javën e 36-të.
Ajo shpjegoi: “Ishte kaq e frikshme. Ndjeva sikur isha në lindje për një muaj.
Edhe pse supozoi se procedura do të ishte ‘e drejtpërdrejtë’, ajo zbuloi: “Më dukej tepër traumatike. Dhe më pas duhet të rikuperoheni nga një operacion i madh ndërsa kujdeseni për një të porsalindur”.
Kantautorja dhe prezantuesja televizive solli në jetë vajzën e saj të parë, Teja në vitin 2001 me ish-partnerin e saj, Terry Wallen.
U zbulua se Jamelia kishte mirëpritur një fëmijë të tretë, vajzën True, në vitin 2017, por identiteti i babait ka mbetur mister.