Taylor Swift po ndihmon disa nëna që po luftojnë financiarisht për shkak të pandemisë së koronavirusit, pikërisht në kohën e duhur për festa.
Këngëtarja dhuroi 13,000 dollarë për dy nëna që gjenden në situatë të vështirë dhe historitë e tyre u paraqitën në një artikull për miliona amerikanë që janë të papunë ose prapa qirasë dhe shërbimeve të tyre.
Gratë – Nikki Cornwell nga Nashville dhe Shelbie Selewski nga Michigan, të dyja morën një donacion bujar nga Taylor në faqet e tyre të GoFundMe, së bashku me një shënim personal inkurajimi.
Taylor i shkroi Nikkit: “Kam lexuar për ty në Washington Post dhe mendova se ishte vërtet e guximshme për ty të tregosh historinë tënde. Më vjen shumë keq për gjithçka që të është dashur të kalosh këtë vit dhe doja të të dërgoja këtë dhuratë, nga një vajzë e Nashville tek tjetra”.
Mesazhi për Shelbie thotë “Unë po të dërgoj këtë dhuratë pasi kam lexuar për ty në Washington Post. Askush nuk duhet të ndiejë llojin e stresit që ju është vendosur. Shpresoj që ju dhe familja juaj e bukur të keni një festë të mrekullueshme sezoni”.
Të dy gratë janë përballur me vështirësi mjekësore dhe financiare këtë vit dhe thonë se janë në rrezik të dëbohen nga shtëpitë e tyre nëse nuk arrijnë t’i paguajnë faturat.
Mjerisht, ka miliona të tjerë në SHBA që janë gjithashtu në gjendje të keqe dhe pa një stimul tjetër qeveritar për mbështetje, po ndihen të pafuqishëm.