Sot ylli i Pussycat Dolls, 42 vjeç, ka çmendur fansat me transformimin e saj që zgjati tre orë, shkruan The Sun.
Këngëtarja seksi dukej e pabesueshme me fustanin ‘lundrues’ ngjyrë rozë, fustani i mëndafshit kishte një fund të palosur dhe mëngë të gjata.
Bukuroshja me flokë të zeza e të gjata në formë të valëzuara, që i binin shpatullave ndërsa grimi i saj ishte bërë në perfeksion, dhe përfshinte buzë që shkonin mirë me grimin e syve.
Ajo u pa më vonë duke veshur fustanin ndërsa ishte jashtë me të dashurin Thom Evans, 35 vjeç, në Beverley Hills, ndërsa dyshja po qëndronte atje ata kishin sy vetëm për njëri-tjetrin.
Javët e fundit fansat e Nicole kanë spekuluar nëse ajo është shtatzënë në komentet në postimet e saj në Instagram kurse gjatë verës The Sun zbuloi ekskluzivisht se çifti po përpiqeshin për një fëmijë.
Ata u panë dorë për dore ndërsa shkonin për të ngrënë.