Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Këngëtarja e njohur ka hequr dorë nga marihuana

nga Revista Kosovarja

Nëna e këngëtares thotë se ajo është personi më i pastër që njeh.

Miley Cyrus ka hequr dorë nga pirja e marihuanës, ka zbuluar nëna e saj Tish Cyrus, shkruan DailyMail.

Autorja e hitit “Slide Away”, 27 vjeçe, kohët e fundit zbuloi se ajo ka qenë e matur që nga momenti kur kreu operacionin e kordeve të zërit në nëntor dhe pavarësisht se më parë ishte e varur nga droga, Tish konfirmoi që vajza e saj është larguar nga ato lëndë.

Miley ka qenë prej kohësh një përkrahëse e pirjes dhe legalizimit të marijuanës, duke e ndezur një joint në skenë gjatë performancës së saj në MTV EMA më 2013 në Amsterdam.

Moneytizer Paragrafi 4

Duke folur në lidhje me vajzën, Tish, 53, tha: ‘Të gjithë mendojnë se Miley është si gjë e egër”

“Para së gjithash, Miley nuk pi më, ajo pi vetëm CBD, është personi më i pastër që njoh”, shtoi ajo.

Në anën tjetër, nëna e këngëtares thotë se konsumon drogën në shoqëri të familjes, madje thotë se ka shumë përfitime prej saj.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]