Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Këngëtarja e njohur ndahet nga i fejuari

nga Revista Kosovarja

Në muajin korrik, këngëtarja me famë botërore, Demi Lovato u fejua me aktorin Max Ehrich.

Ai i propozoi buzë detit dhe momenti romantik u fotografua nga një mik i çiftit.

Ndonëse dyshja dukeshin shumë të dashuruar dhe po planifikonin të martoheshin së shpejti, mediat e huaja po ziejnë nga një lajm i befasishëm! Një burim i sigurt për revistën “People” ka zbuluar se Demi dhe Max e kanë prishur fejesën.

“Ishte një vendim i vështirë, por Demi dhe Max kanë ndarë rrugët, për t’u fokusuar në karrierat e tyre. Ata kanë respekt dhe dashuri për njëri tjetrin, dhe do të kujtojnë gjithnjë kohën që kaluan së bashku”, ka thënë burimi. Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë Demi zbuloi se kishte filluar të shihte për fustanin e bardhë të nusërisë.

Moneytizer Paragrafi 4

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]