Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Këngëtarja e njohur pjesë e edicionit III “Ferma Vip”?

nga Revista Kosovarja

Duket se lista e fermërve të edicionit të tretë të “Ferma Vip” po kompletohet me personazhe nga fusha të ndryshme, kësaj here emri ekskluziv, vjen nga bota e artit.

Mbi artikull

Bëhet fjalë për këngëtaren e njohur Jonida Maliqi një figurë e njohur për publikun prej shumë vjetësh dhe me një karrierë të pasur muzikore. Prej disa kohësh ajo ka zgjedhur të jetë larg ekranit duke iu përkushtuar pasionit tjetër të saj siç është dhe moda.

Dy vitet e fundit e pamë pjesmarrëse në “Kënga magjike” me dy këngë të fuqishme dhe plot mesazh.

Kësaj herë Jonidën pritet ta shohim në një tjetër dimension, atë më njerëzor dhe më të thjeshtë duke e afruar më shumë me publikun pas pauzave që ajo zgjodhi të kishte larg syrit të mediave.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]