Këngëtarja amerikane Yung Miami paraqitjen e saj për eventin “Bet Awards”, i cili u mbajt mbrëmjen e djeshme i la në dorë një shqiptari.
Bëhet fjalë për stilistin e njohur, Valdrin Sahiti, i cili ka krijuar për të një fustan të gjelbër dhe shumë seksi.
Ka qenë artisja që ka publikuar në “Instagram” disa foto, në të cilat ka marrë mijëra komplimenta.
https://www.instagram.com/p/CQpTF_nBc1k/
Kujtojmë që kjo nuk është hera e parë për stilistin, pasi ai ka veshur edhe emra të njohura të skenës ndërkombëtare. Më e fundit ka qenë diva e muzikës, Beyonce.