Këngëtarja tha se së bashku me familjen kanë vuajtur nga simptomat e COVID-19.
Orgesa Zaimi ishte në një lidhje direkte me emisionin ‘Vizioni i pasdites’, ku thotë se dyshon që pak para shpërthimit të pandemisë në Shqipëri, ka qenë mbartëse e koronavirusit.
Ajo trego që gjatë muajit shkurt kanë vuajtur familjarisht nga simptoma të njëjta dhe që pastaj gripi iu bart edhe gjyshërve të saj, dhe së bashku përfunduan duke marrë antibiotikë.
“Ne në periudhën e Shkurtit kemi qenë shumë të sëmurë. Kemi kaluar sëmundje familjarisht dhe rrjedhimisht ia kaluam dhe gjyshërve. Kam një bindje që ne mund ta kemi kaluar në Shkurt Koronavirusin, të gjithë si familje. Kemi pasur simptomat, temperaturën dhe simptomat e gripit. Përfunduam të gjithë me antibiotikë. Kam një përshtypje që ne duhet ta kemi kaluar në Shkurt se s’bën. Tani jemi të gjithë mirë, të shëndetshëm. Nuk kemi asnjë simptomë gripi, dhe na ka ndihmuar shumë kjo periudha në shtëpi”, rrëfeu këngëtarja.