Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Këngëtarja shqiptare i jep fund lidhjes më të fejuarin

nga Revista Kosovarja

Këngëtarja nga Gjilani, Shkenda Dubova i ka dhënë fund dyshimeve lidhur me statusin e saj martesor.

Ajo ka konfirmuar se i ka dhënë fund fejesës së saj dyvjeçare dhe lidhjes së gjatë me të ish-fejuarin e saj, Labin.

“Është e vërtetë që më me Labin nuk jemi bashkë, ka disa muaj që veç ka përfunduar lidhja jonë”, ka thënë Dubova në një intervistë për “Prive”.

Moneytizer Paragrafi 4

Ajo po ashtu ka treguar një nga arsyet që mund të ketë ndikuar në prishjen e romancës shumëvjeçare.

“Ndoshta edhe lidhja e gjatë e bën të veten, për arsye se lidhja e gjatë kërkon fëmijë, kërkon edhe familje se fëmija është gjithmonë mbarësi dhe ndoshta ndryshon gjithçka. Ne ndoshta edhe nuk kemi qenë të gatshëm për me u bë prindër. Ndoshta kjo ka qenë arsyeja, nuk besoj se ka qenë ndonjë tjetër”, ka thënë ndër të tjera Dubova.

Shkenca Dubova i ka dhënë fund beqarisë më 11 prill të vitit 2018, duke kurorëzuar dashurinë me fejesë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]