fbpx

Këngëtarja shqiptare tregon se si ka emigruar në Itali me gomone

nga Revista Kosovarja

Këngëtarja e njohur Marsela Çibukaj ishte e ftuara , “Në Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan.

E ndodhur para gazetarëve të vegjël, Marsela ndau një pasazh të fëmijërisë së saj duke thënë se në vitet ’90 ashtu si shumë familje shqiptare, kishte shkuar drejt Italisë me gomone.

-Po të isha unë fëmijë do të kisha pyetur, a ke hipur ndonjëherë në gomone o Marsela?

Marsela Çibukaj: Fatkeqësisht e kemi provuar dhe atë lloj udhëtimi Alketa…

–E ke provuar kështu duke parë brigjet apo ke pretenduar të shkosh në bregun tjetër me gomone?

Marsela Çibukaj: Jo, ky ka qenë mjeti i vetëm që në atë kohë dispononte populli, sidomos Vlora e poshtë për të marrë drejtimin drejt një jete më të mirë.

–Ashtu ë? Unë mendova se e ke përdorur gomonen si mjet turistik. Ka vërtet një pasazh në jetën tënde që ke shkuar me gomone në Itali?

Marsela Çibukaj: Unë e kam cekur dhe në disa intervista në fakt, që është një copëz historie e popullit shqiptar, ajo e viteve ’90 ku shumë familje shqiptare mundoheshin të tejkalonin detin apo kufirin për të kërkuar një të ardhme më të mirë për fëmijët e familjet e tyre.


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]