Është shumë e vështirë për të marrë një sasi të mjaftueshme të gjumit gjatë këtyre netëve të verës. Shpesh zgjohemi në mes të natës, me një lumë djersësh nëpër trup dhe me gojën tonë të thatë si një shkretëtirë.
Edhe pse pimë shumë ujë para se të shkojmë në shtrat, përsëri etja e madhe na bën të zgjohemi gjatë natës.
Pse ndodh kjo vallë?
Sa ujë pini gjatë ditës?
Është shumë e bezdisshme të zgjoheni në mes të natës, të merrni një gotë ujë dhe pastaj të përpiqeni të bini përsëri në gjumë. Nuk është për t’u çuditur fakti se, ndjenja e etjes në mes të natës është si shkak i dehidratimit, informon dritare.net
Megjithatë, mund të ketë disa arsye të ndryshme, pse ndiheni kaq të etur. Hidhni një sy sa gota ujë pini gjatë gjithë ditës. A keni pirë vërtet tetë gota ujë, apo më pak?
Po kafe?
Ju ndoshta keni pirë shumë kafe gjatë ditës, dhe kjo ju shkakton shumë etje gjatë natës.
Ju nuk pini shumë ujë, preferoni më shumë çaj, kafe, ose pije të tjera me gaz ose jo. Kafeina e tepërt që ka kafja, ju mban të zgjuar edhe ju shkakton shumë etje.
Dëshironi të dini zgjidhjen për këtë problem?
Zgjidhja e duhur do të ishte, të shmangni ushqimet me shumë kripë ose ato pikante gjatë verës. Sigurisht ju duhet të pini sa më shumë ujë gjatë ditës dhe të shmangi kafeinën e tepërt. Para se të shkoni në shtrat, pini ujë.