Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Kërcënohet gazetari Elton Tozaj pas deklaratave për Jozin dhe Edit, kërkon ndërhyrjen e Policisë dhe Prokurorisë

nga Revista Kosovarja

Gazetari Elton Tozaj ka bërë një reagim publik urgjent, duke deklaruar se është përballur me kërcënime me jetë pas deklaratave të tij lidhur me përplasjen fizike mes Jozit dhe Edit.

Mbi artikull

Sipas Tozajt, kërcënimet kanë nisur pas qëndrimit të tij publik, ku ai kishte dënuar dhunën nga të dyja palët.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, gazetari u ka bërë thirrje organeve kompetente, Policisë dhe Prokurorisë, që të ndërhyjnë dhe të nisin hetimet për personat që, sipas tij, qëndrojnë pas kërcënimeve.

Ai ka theksuar se kërcënimet ndaj një gazetari dhe përdorimi i dhunës apo terrorit nuk duhet të tolerohen, duke kërkuar që rasti të trajtohet me seriozitet nga institucionet përgjegjëse.

Moneytizer Paragrafi 4

Në reagimin e tij, Tozaj ka përcjellë edhe një mesazh kundër dhunës, duke përdorur hashtagë ndërgjegjësues si **#StopDhunës**.