Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Kërcënohet Vjosa Osmani

nga Revista Kosovarja

Dikush e ka kërcënuar kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmanin, përmes një mesazhi në gjuhën angleze në rrjetin social Twitter.

Një kërcënim është raportuar në raportin 24 orësh të policisë.

Burime të Gazetës Express kanë treguar se cak i këtij kërcënimi ka qenë kryeparlamentarja Vjosa Osmani.

Por siç merr vesh Express, rastin në polici nuk e ka lajmëruar vetë Osmani, por dikush nga stafi i saj.

Moneytizer Paragrafi 4

“Sheshi “Ibrahim Rugova”, Prishtinë, 23.06.2020-16:37. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se në llogarinë e rrjetit social Twitter ka ardhur një kërcenim në gjuhën angleze. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin e policisë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]