fbpx

Kërcënoi deputeten Musliu-Shoshi, arrestohet personi nga Skenderaj

nga Revista Kosovarja

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, kohë më parë është kërcënuar nga një person.

Behët fjalë për Bahri Ajetin nga komuna e Skenderajit.

I dyshuari për kanosje ndaj deputetes së Kuvendit është arrestuar sot në aeroportin “Adem Jashari”,

Ai ka qenë në kërkim policor që nga qershori, kur është denoncuar rasti nga ligjvënjësja e Partisë Demokratike të Kosovës.

I dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku ka dhënë deklaratën e tij lidhur me veprën me të cilën ngarkohet dhe motivin që e ka shtyrë për kërcënimin e deputetes Musliu-Shoshi.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor prej 48 orësh dhe inicimin e rastit për veprën penale “Kanosje”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]