fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Kërkesat për dorëheqje, ministrja ​Haxhiu: S’e kanë hallin e grave por të Qeverisë Kurti

nga Revista Kosovarja
2 muaj më parë
në Aktuale
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Dorëheqja e cila po kërkohet nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu pas rastit të vrasjes së 35-vjeçares para Klinikës së Gjinekologjisë po konsiderohet ose si mungesë e informacioneve për kompetencat e ministrisë që udhëheqë, apo edhe si problem me Qeverinë Kurti.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu deklaroi po ashtu se kur kërkohet dorëheqja duhet dhënë arsyet e kësaj kërkese.

Ndërsa, shtoi se Kosova asnjëherë nuk ka pasur qeveri që me aq seriozitet e ka trajtuar fenomenin e femicidit sesa kjo e tanishmja, raporton kp.

“Kur kërkohet dorëheqja duhet të jepen arsyet se cila është arsyeja qe kërkohet dorëheqje e dikujt. Ministrja e Drejtësisë ka kryer të gjitha kompetencat në përputhje me mandatin. MD nuk ka të drejtë që t’i kërkojë prokurorit të merr masa të paraburgimit apo të ndërmarrë masa të tjera, MD nuk ka të drejtë që të shkarkojë prokurorë dhe gjyqtarë”, tha ajo.

“Duket që kërkesat e tilla veçse po bëhen sepse nuk e dinë ngjarjen e përgjegjësive dhe kompetencave ose bëhen për arsye të caktuara dhe fare nuk e kanë hallin tek gratë që po vriten, por problemin e kanë me Qeverinë Kurti. Kjo qasja është e papranueshme sepse unë besoj pajtoheni me mua, nuk ka pasur qeveri ndonjëherë në Kosovë që e ka trajtuar më me seriozitet fenomenin e femicidit që duket së lufta me të është e vështirë por nuk mund të jetë e pamundshme sepse një fenomen i tillë si femicidi nuk bënë assesi qe të na dorëzojë.

Ne do të vazhdojmë punën dhe angazhimin dhe do t’i adresojmë të gjitha kompetencat që kemi. Ata të cilët po kërkojnë dorëheqje kur ne kemi procedurat ndryshimet ne Kodin Penal kur kemi paraparë dënime plotësuese për personat që shpallen fajtorë për dhunë në familje dhe seksuale ngacmime seksuale kanë thënë se këto ndryshime shkelin të drejtat e njeriut…. MD me kompetencë të plotë ka kryer të gjitha përgjegjësitë që ka, mirëpo dështimi është tek sistemi i drejtësisë”, theksoi ajo.

Ministrja tha më tej se kanë pritur që inspektimet e Inspektoratit policor, shëndetësor dhe të atij për punë sociale të përfundojnë dje lidhur me rastin e vrasjes së 35-vjeçares shtatzënë, por për shkak të situatës komplekse, sipas Haxhiut këto inspektime kanë marr më shumë kohë.

“Të tri institucionet ai policor, shëndetësor dhe punë sociale kanë filluar inspektimet. Ne kemi pritur që ato te mbarojnë dje, mirëpo duket që janë pak më komplekse dhe sigurisht që kanë marr kohë më tepër”, tha Haxhiu.

Lidhur me takimin që pritet të mbahet sot me krerët institucional e që është thirrur nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e para e drejtësisë kosovare tha se ky takim qëllim ka diskutimin për situatën e krijuar pas vrasjeve të rënda që kanë ndodhur në vend.

Edhe njëherë Haxhiu ka theksuar se në rastin e gruas shtatzënë që dyshohet se u vra nga ish-bashkëshorti i saj ka dështim zinxhiror dhe se do t’i ndërmarrin veprimet sipas kompetencave.

“Qëllimi i këtij takimi është qe të flasim për situatat që kanë ndodhur për vrasjet e rënda dhe për femicidin si fenomen dhe për rolin e institucioneve dhe adresimin e përgjegjësive duke pas parasysh qe sipas informacioneve të para ka dështim zinxhiror dhe për këtë siç iu kam thënë edhe dje në momentin që do të pranojmë raportet e inspektimit qofte nga policia, inspektorati shëndetësor apo nga qendrat për punë sociale do të ndërmerren veprime në përputhje me kompetencat”, tha ajo.

Të mërkurën rreth orës 18:00 para Klinikës së Gjinekologjisë është vrarë me armë zjarri 35-vjeçarja shtatzënë. Ajo dyshohet se u vra nga ish-bashkëshorti Sokol Halili.

Rasti i gruas në fjalë ishte i njohur për organet e rendit, derisa ajo kishte edhe urdhër për mbrojtje nga Prokuroria e Shtetit.

E pas kësaj ngjarjeje pati reagime të shumta ku u kërkua edhe dorëheqje.


POSTIME TË NGJASHME

Aktuale

Plagosja e nënës dhe bijës në Fushë Kosovë – Si mori plagë vdekjeprurëse i dyshuari?

3 orë më parë
Aktuale

Murati: Opozita kundër propozimit tim për t’ia falur tatimpaguesve nga 100 euro, po i mbrojnë biznesmenët

8 orë më parë
Aktuale

Nënë e bijë në Fushë Kosovë dyshohet se u plagosën për çështje pronësore

10 orë më parë
Aktuale

Dy aeroplanë ushtarakë të Forcave Ajrore Indiane përplasen në ajër – njëri pilot gjendet i vdekur, vazhdojnë kërkimet për aeroplanin tjetër

14 orë më parë
Aktuale

Flet vajza që pa të plagosurat: Ishin të shtrira në rrugë, njëra 53 tjetra rreth 30 vjeçare

14 orë më parë
Aktuale

Plagosja e dy grave në Fushë Kosovë, identifikohet i dyshuari

14 orë më parë
Postimi tjetër

Të hënën ndizen dritat e "Big Brother VIP Kosova"

Dua Lipa para Adele këtë vitë në top lista

I jepet lamtumira shtatzënës së vrarë nga ish-burri i saj


TË FUNDIT

Si të kapërceni fundin e një dashurie?

2 orë më parë

Nëse ju duhet të kuptoni se si të kapërceni një ndarje, duhet të dini se mënyra për të arritur atje...

Dea merr letrën mjaftë emocionuese nga babai i saj

2 orë më parë

Dea Mishel u surprizua nga babai i saj me një letër. Dea: Jam njeriu më me fat në botë për...

Dea për Amosin-Ndjenja romantike nuk kam, thejsht e kam xhan

2 orë më parë

Marrëdhënia e komplikuar mes Deas dhe Amosit ka konfuzuar të gjithë banorët, por edhe teleshikuesit. Dea: Ja kam thënë edhe...

Sfida “Talent Show” fitohet nga Nita, por bonusin e fiton Olta

3 orë më parë

Këtë javë, Vëllai i Madh caktoi një sfidë për të gjithë banorët. Bëhet fjalë për “Talent Show”. Çiftet e përzgjedhura...

Petrit Kllokoqi ka një kërkesë lidhur me Luizin

3 orë më parë

Kryetari i Gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoqi ka një kërkesë për të gjithë gastronomët e Kosovës. Ai shkruan : “A...

Xhoni rikthehet në shtëpi, pritet me puthje e përqafime nga Diola dhe banorët e tjerë

3 orë më parë

Xhoni u rikthye në shtëpi dhe u prit me puthje e përqafime nga të gjithë banorët. Diola e cila është...

MË TË LEXUARAT

Tiparet që mund t’i trashëgoni vetëm nga babai

Bashkëshortja e Dani Alves fshin të gjitha fotografitë me të

Ky është dënimi që vëllai u madh iu dha dy banorëve në BBVA

Eskpertët paralajmërojnë personat që marrin shpesh multivitamina!

Xhuli fillon të qajë: E di që nëna është e mërzitur me mua në këtë javë

Xhuli: I kushtova më shumë kohë Atdheut, javën tjetër do t’i kthehem edhe kuzhinës

Këto ushqime furnizojnë trupin tuaj me kalcium natyral

Kundër stresit pro zemrës, këto janë ushqimet që garantojnë vlera

Granit Xhaka: Para tri vjetësh e preka fundin, tash jam lider dhe në majë

Pique dyshohej se kishte një lidhje me avokaten Julia Puig

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist