Familja e S.Peci, po jeton në kushte të rënda ekonomike në fshatin Rahovë të Mitrovicës.
Kjo familje 5-anëtarshe, ka një shtëpi e cila tani është bërë e pa banushme, ndërsa 3 nga anëtarët e familjes janë fëmijë. Iniciativa Zgjatma Dorën përmes një postimi në facebook ka pasqyruar kushtet e rënda të kësaj familje, duke kërkuar ndihmë nga qytetarët.
Postimi i plotë:
Apel për ndihmë (shpërndaje)
Familja e S.Peci me 5 antare në kushte shumë të vështira!
Fotot e siperme është e shtëpisë ku familja 5 antare nga Fshati Rahovë jeton,tre nga antarët janë fëmijë.
Siç mund të shifni edhe nga fotot shtëpia e tyra tani është e pa banushme për shkak të dëmtimit të tepërt.
Asnjëri nga antarët e familjes nuk janë të punsuar.
Për këtë arsyje kjo familje me asistenc Sociale ka nevoj për ndihmen tuaj.
Keta 3 Fëmijë, nuk kanë kushte elementare për mësim , për gjumë,as rroba ,as higjien ,e madje as ushqim të mjaftueshëm ndonjëher ,jetojnë në kushte minimale jetese.
Për të ndihmuar këtë familje ne kemi organizuar këtë projekt ku ju mund të kontriboni.
Kur ekziston vullneti për të punuar nuk mungon suksesi shpresojm dhe besojm që ta gezojm ketē Familje dhe keta femije me ndihmen e juaj ,në keto ditet e fundit të Ramazanit !
C’do person që dëshiron të ndihmon në këtë aktivitet bamirësie në Fshatin tone ,
Kontakt:
Granit Peci-Tel: +383-4567-7512.
Burim Peci-Tel: +383-4929-9930.
Iniciativa Zgjatma Dorën – Mitrovicë