Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Kërkohet paraburgosja e Fehim Salit, Prokuroria jep detajet e hetimeve

nga Revista Kosovarja

Prokuroria Speciale e Kosovës i ka kërkuar Gjykatës Themelore në Prishtinë t’i caktojë masën e paraburgimit Fehim Salit, i arrestuari i djeshëm si i dyshuar për spiunazh.

Mbi artikull

Në kërkesën për paraburgim, që e ka parë gazetarja e Klan Kosova, Qëndresa Tërshani, mësohet se Sali ka shtetësi të Kosovës me kombësi serbe, ndërsa ka edhe shtetësi të Serbisë.

Sipas PSRK-së, ka dyshime të bazuara se Sali me dashje dhe me qëllim të përfitimit material, “në cilësinë e personit të rekrutuar nga Shërbimi Inteligjent i Republikës së Serbisë, i njohur si BIA, ka ofruar ndihmë të vazhdueshme për këtë shërbim të huaj, duke vepruar sipas urdhrave dhe udhëzimeve të zyrtarit të lartë të BIA-s, Zhelimir Matoviç, i njohur me nofkën ‘Zheljko’, në atë mënyrë që i njëjti ka ofruar informacione për situatën politike në Kosovë, ka bërë identifikimin e zyrtarëve të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI) përmes fotografimit të tyre, ka ofruar informacione të personave që i përkasin sektit vehabi dhe personave të tjerë, të cilët më pas i ka propozuar te zyrtari i BIA-s si objektiva të mundshme për kontaktim dhe rekrutim”.

Ai dyshohet që ka kryer edhe vepra tjera që bien ndesh me interesat shtetërore të Republikës së Kosovës, duke cenuar dhe dëmtuar rendin kushtetues dhe sigurinë kombëtare të Republikës së Kosovës.

Moneytizer Paragrafi 4

“Me këtë, i pandehuri e ka kryer veprën penale ‘Spiunazhi’ nga neni 124, paragrafi 3 i KPRK-së”, thuhet në kërkesën e Prokurorisë Speciale drejtuar Gjykatës Themelore.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]