fbpx

Kërset grushti në ministrinë e Hajrullah Çekut

nga Revista Kosovarja

Ka ndodhur një përleshje në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Sekretari i përgjithshëm i kësaj ministrie, Xheladin Krasniqi, ka sulmuar fizikisht zyrtarin e kësaj ministrie Miftar Latifin, ku rasti është lajmëruar në polici, kurse sekretari Krasniqi tashmë ndodhet në stacionin policor

Kujtojmë se, Xheladin Krasniqi vite më parë ishte bërë i njohur për gjuhën e tij homofobike ndaj shfaqjes “55 shades of gay” nga Qendra Multimedia.

Ai këtë shfaqje e kishte quajtur “degjenerim të skajshëm” dhe kishte kërcënuar me vdekje, transmeton Kanal 10.

“Uuuuu çfarë degjenerimi i skajshëm. E shpat e bi bre. Mirë ish kon para se me ju hjek kokën, me ia u rrasë shpaten ne b…” – kishte shkruar ai në Facebook.

Për këtë gjuhë të papranueshme, Krasniqi në atë kohë ishte dërguar në mbajtje për 48 orë nga Policia e Kosovës.


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]