Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Këshilla për të eliminuar varësinë nga telefoni

nga Revista Kosovarja

Përdorimi i telefonit në situata të papërshtatshme, të tilla si gjatë kohës që jeni në klasë, kalimi në rrugë ose ngasja e makinës është një shenjë e përdorimit problematik të telefonit, kanë sugjeruar ekspertët.

Për shkak të hulumtimeve të pamjaftueshme, varësia nga telefoni nuk është në të vërtetë një diagnozë zyrtare, e pranuar nga ana mjekësore.

Megjithatë ka kritere që ekspertët kanë përdorur për të përshkruar sjelljet dhe mendimet që tregojnë mungesë kontrolli mbi përdorimin e telefonit.

Nëse e keni të vështirë të largoheni nga telefoni juaj këto ditë, ja disa mënyra për të filluar një lëvizje të duhur në këtë drejtim, shkruan CNN.

Moneytizer Paragrafi 4

Regjistroni sa kohë përdorni telefonin tuaj

Gjithashtu e rëndësishme është fillimisht vlerësimi i kohës që kaloni në telefonin tuaj duke e regjistruar atë manualisht ose duke përdorur të dhënat e kohës së ekranit të smartphone-it tuaj, tha Bufka.

Vendosni afatet kohore

Pasi të dini se cilat janë dobësitë tuaja, vendosni në smartphone tuaj një kohëmatës që do t’ju tregojë se keni arritur sasinë e kohës që ju lejohet të përdorni për ditën në atë sit të veçantë”, sugjeroi Bufka.

Heqni dorë nga frika e humbjes

Kundërshtoni frikën duke i kujtuar vetes mënyra të tjera për t’u lidhur me njerëzit që ju interesojnë në të vërtetë. Përmirësimi i cilësisë së kohës suaj në internet mund të përfshijë gjithashtu ndarjen e listës të gjërave të cilat po ndiqni.

Çaktivizoni njoftimet

Çaktivizimi i njoftimeve të panevojshme mund të ndihmojë në kufizimin e tundimeve që çojnë në minuta ose orë kohë të padëshiruar të ekranit.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]