Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Këshilli i prindërve të shqetësuar për sigurimin e librave, kanë disa kërkesa për MASHT-in

nga Revista Kosovarja

Kryesia e Këshillit të Prindërve të Kosovës (KPK) ka mbajtur mbledhjen e radhës, për të diskutuar për çështjen e (mos)shpërndarjes së teksteve shkollore nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) për nivelin e klasave I-IX sipas metodologjisë së viteve paraprake.

Mbi artikull

“Në këtë takim kryesia diskutoi lidhur me gjendjen në të cilën ndodhemi pas njoftimit publik të Ministres znj. Arbërie Nagavci se negocimi për sigurimin e teksteve shkollore ka dështuar, dhe si opsion tjetër për sigurimin e tyre është rimbursimi i shpenzimeve për prindërit përmes platformës e-Kosova. Këshilli i Prindërve të Kosovës shpreh pakënaqësinë lidhur me vonesat që janë duke ndodhur në procesin e sigurimit të teksteve shkollore, dhe është skeptik se një gjë e tillë mund të realizohet deri me 1 shtator të vitit 2023″, thuhet në njoftim.

Duke ditur, se tani jemi në një gjendje të re, ku na ndanë vetëm një javë nga fillimi i vitit të ri shkollor, KPK kërkon nga MASHT-i:

– Të merren të gjitha veprimet e nevojshme që të gjithë nxënësit me 1 shtator të këtij viti të jenë të pajisur me tekste shkollor;

Moneytizer Paragrafi 4

– Çmimi i librit të jetë publik dhe uniform në tërë territorin e Kosovës;

– Kërkojmë nga Ministrja që të sigurohen libra edhe për nivelin e klasave VI-IX;

– Kërkojmë nga organet kompetente që të bëjnë me kohë informimin e duhur dhe të saktë për listën e librave që do të aplikohen në secilën klasë.

Duke pasur parasysh problemet që mund të ndodhim me procesin e rimbursimit, KPK rekomandon dhe kërkon nga MASHT-i, që:

– Të krijohet një alternativë e shpërndarjes së librave në atë formë, që prindi të mund t’i marr librat pa pasur nevojë për pagesë, ndërsa Ministria t’i kryej obligimet shtëpive botuese për të gjitha librat e marrë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]