Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Kështu do të duken fletëvotimet për zgjedhjet e 7 qershorit

nga Revista Kosovarja

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar dizajnin dhe përmbajtjen e fletëvotimit dhe broshurës për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 7 qershor 2026.

Mbi artikull

Sipas vendimit të miratuar, fletëvotimi do të përmbajë 21 subjekte politike, të renditura sipas tërheqjes së numrave rendorë. I njëjti format do të përdoret si për votimin në përfaqësitë diplomatike të Kosovës më 6 qershor, ashtu edhe për votimin në vendvotimet brenda vendit më 7 qershor.

Në përputhje me Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve në Republikën e Kosovës, përveç gjuhës shqipe dhe serbe, në disa komuna fletëvotimet do të përfshijnë edhe gjuhët e komuniteteve tjera.

Konkretisht, në Prizren fletëvotimet do të kenë udhëzime edhe në gjuhën turke dhe boshnjake, ndërsa në Mamushë udhëzimet do të jenë edhe në gjuhën turke.

Moneytizer Paragrafi 4

Ndërkaq, në Obiliq fletëvotimi do të përmbajë udhëzime në gjuhën rome, ndërsa në Dragash në gjuhën boshnjake.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]