99
Leonora Jakupi, opinioniste në “Big Brother VIP Kosova”, po përgatitet për paraqitjen e saj të radhës në prime.
Këngëtarja ka zgjedhur që këtë mbrëmje të rregullohet tek stilisti Kaci, i cili prej vitesh kujdeset për imazhin e shumë figurave publike, shkruan “Kosovarja”.
Pritet që dalja e saj e sotme të tërheqë vëmendje, siç ndodh zakonisht me paraqitjet e saj publike.

Leonora mbetet një nga figurat më të spikatura të panelit, dhe çdo detaj i look-ut të saj komentohet gjerësisht nga publiku i programit.
