Andrra Destani është fotografuar nga paparazzi ynë vetëm pak ditë para se të sillte në jetë djalin e saj të dytë. Me forma të rrumbullakosura, ajo nuk e ka humbur sharmin e saj edhe gjatë pritjes së ëmbël.
Andrra Destani, që prej momentit që u bë gruaja e këngëtarit Sinan Hoxha, diskutohet vazhdimisht në media. Bukuroshja dallon për sharmin dhe ëmbëlsinë e saj dhe si duket i ka bërë të gjithë për vete.
Disa muaj më parë, Andrra ka treguar në një intervistë se ajo dhe Sinani janë dy prindër të përkushtuar ndaj djalit të tyre, Ansit. Kur është pyetur për planët për të sjellë në jëtë një tjetër femijë, ajo është shprehur se është gati, por Sinani ende jo.
Sipas Andrrës, Sinani dëshironë që të rritet edhe pak Ansi, më pas të mendojnë për të pasur një tjetër fëmijë. Kështu që duhet të presin edhe ca kohë.
Mirëpo, siç duket Andrra ka arritur ta bindë bashkëshortin e saj dhe katër vite pasi ka ardhur në jetë djali i parë, ajo solli në jetë dajlin e saj të dytë. Tashmë, Andrra Destani e Sinan Hoxha janë zyrtarisht prindër të dy fëmijëve.
Andrra ka sjellë në jetë djalin e dytë pak ditë më parë dhe e gjithë familja është në qiellin e shtatë nga gëzimi. Lajmin e bukur e ka ndarë vetë ajo përmes një postimi në “Instagram”.
Bashkëshortja e këngëtarit të njohur ka postuar një foto të bebushit pa ia zbuluar fytyrën. I vogli shihet i veshur me rroba në ngjyrë blu teksa fle.
Ndërsa Sinan Hoxha nuk ka bërë ende asnjë reagim për ardhjen në jetë të vogëlushit. Kujtojmë se fillimisht çifti i njohur e mohuan lajmin e shtatzënisë së dytë të Andrrës, sepse pritën sa të kalonin me sukses muajt e parë.
Më pas, në dhjetor, gjatë festave të fundvitit, Andrra tregoi se ishte sërish shtatzënë dhe madje zbuloi gjininë e bebushit.