Fiona Gllavica e njohur si ‘Pajtesa’ në serialin ‘Çka ka shpija’ vazhdon të jetë ndër emrat më të komentuar në mediet rozë kjo për shkak të simpatisë së madhe që ka fituar nga roli i saj.
Nga postimet në rrjete sociale ajo ndan imazhe të ndryshme nga jeta e saj profesionale e private duke publikuar moment të bukura nga ambientet përrallore që i viziton, shkruan Kosovarja.
Së fundmi ajo ndau një imazh kur ishte fëmijë duke bërë krahasime si ishte atëherë e si është tash.
E bukur, me fytyrë engjëllore ajo po duket kryekëput e njëjtë si është sot./Kosovarja/