Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Kështu dukeshin të famshmet shqiptare para operacioneve plastike

nga Revista Kosovarja

Disa nga vajzat e showbizit i janë nënshtruar të paktën një herë ndërhyrjeve estetike, por shumë pak nga to e kanë pranuar. Më poshtë keni disa prej tyre që e kanë pranuar operacionet plastike.

Mbi artikull

Megi Pojani, së fundmi në ekran e shohim si prezantuese te “Maskat” në Top Channel. Postimet në Instagram janë të shumta nga Megi, e cila gjithmonë zgjon kuriozitet te ndjekësit e saj. Por si është dukur Pojani para se të behej e famshme, faqja e njohur “Vipat e Bllokut”, kanë postuar disa foto të Megit ku shihej plotësisht ndryshe nga se si duket ajo sot.


Megi Pojani
Flaka Krelani, ndonëse e akuzuar shpesh është akuzuar për operacione plastike, të cilat dhe duken qartë po të kthehemi pas në kohë, por Flaka një gjë të tillë nuk e ka pranuar kurrë duke thënë: “Nuk janë ato ndërhyrje qysh jeni tu i mendu, dhe qysh janë hiperbolizu. Nëse flisni për përmasa trupore brisk në trupin tim kurrë s’ka hy”, ishte shprehur Krelani.

Moneytizer Paragrafi 4

Flaka Krelani
Era Istrefi është gjithashtu një nga vajzat e shoëbizit që i është nënshtruar operacioneve plastike. Era ka pranuar që ka bërë buzët në një intervistë në fillimet e karrierës së saj. Ndërsa së fundmi këngëtarja është akuzuar që ka bërë edhe gjoksin.

Era Istrefi
Dafina Zeqiri nuk ka të njëjtën pamje si vite më parë, kjo është e dukshme. Por edhe këngëtarja e pranon që kjo është falë operacioneve plastike. Në një emision disa vite më parë ajo ka treguar se i është nënshtruar kirurgjisë plastike dhe ka bërë gjoksin dhe hundën. Gjithashtu Dafina ka bërë edhe buzët që i kanë dhënë një pamje krejt tjetër dhe më të bukur.

Dafina Zeqiri
Të tjerët e zmadhojnë, Genta Ismajli e zvogëlon. Këngëtarja ka deklaruar në një intervistë se e ka zvogëluar gjoksin. Ajo ishte shprehur duke thënë: “Më ka dhembur shumë shpina”. Genta gjithashtu ka bërë hundën dhe buzët.

Genta Ismaili

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]