Melinda Ademi është njëra ndër reperet më të spikatura dhe më të komentuara në vend, kjo për shkak stilit të saj të veçantë që ka sjellur në tregun muzikor shqiptar.
Ndërkaq Melinda nuk ka jetuar në Kosovë, ajo tash e disa vite ka ardhur në Kosovë për të sjellur një frymë të re në muzikë, e siç duket ia ka arritur qellimit, shkruan Kosovarja.
Për një kohë shumë të shkurtër reperja ka arritur që të bëjë një publik të tërë për vete dhe të pëlqehet e dëgjohet kudo ku ka shqiptar.
Ndërkaq çdo postim i saj në rrjete sociale kthehet në lajm dhe komentohet shumë, kjo ka ndodhur edhe së fundmi me disa foto që reperja ka postuar në llogarinë e saj në Instagram.
Melinda komentohet shumë edhe për paraqitjen e saj pasi që njihet për linjat trupore përfekte që ajo ka.
Ndërkohë ajo në fotot që ka postuar ka shfaqur më së miri format e saja trupore duke u dukur kështu si një divë e vërtëtë.
Melinda është veshur me një kostum mjaft ekstravagantë ngjyrë pinkë i tëri me pupla, kjo veshje e ka veçuar këngëtaren duke e bërë kështu të duket më bukur se asnjëherë. /Kosovarja/