Leonora Jakupi është këngëtarja e dalluar e skenës muzikore, e cila ka kontribuar për shumë vite duke sjellë këngë të bukura e shumë domethënëse.
Ani pse jetën private arrin ta mbajë larg syrit të medieve ku ende nuk ka deklaruar diçka konkrete, duket se është mjaftë e përkushtuar ndaj familjes së saj, shkruan “Kosovarja”.
Në ditë të veçanta ajo gjithmonë shpalos imazhe të vjetra duke i kujtuar momente të bukura me familjarët e saj.
Edhe sot, në këtë ditë speciale për sugaricën e shtëpisë, Leonora postoj një imazh duke shkruar fjalët më të bukura për të.
“Si sot kujtoj ditën kur erdhe në jetë, kujtoj fytyrën tënde të buzëqeshur si sot! Kur u rrite e më the motër për mua bota ishte më e bukur e me më shumë ngjyra. Uroj të kesh jetë të gjatë e plot ngjyra dhe buzëqeshja të mos mungoj kurrë. Të do motra e madhe” ishte mbishkrimi i imazhit./Kosovarja/