Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Kështu mund ta përgatisni pijen detox në kushte shtëpie

nga Revista Kosovarja

Pijet detoks janë bashkim i frutave dhe perimeve të caktuara me ujë ose jo. Konsumimi i tyre ka efekt “pastrues” për mëlçinë dhe sistemin tretës.

Mbi artikull

Pastrimi apo detoksi total konsiston në konsumin e vetëm të tilla lëngjeve për disa ditë me rradhë, por sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë në Amerikë, nuk ka ende prova konkrete që programet detoks largojnë në të vërtetë substancat e dëmshme nga trupi. Prandaj, sugjerohet të pihen në mëngjes ose përgjatë ditës, por duke u shoqëruar edhe me ushqime të tjera të shëndetshme.

Përbërësit kryesorë për një pije detoksi janë:

Lakra jeshile – Jashtëzakonisht i ulët në kalori, anti-oksidues i fuqishëm me veti anti-inflamatore dhe i dobishëm për artritin dhe sëmundjet autoimmune.

Moneytizer Paragrafi 4

Spinaqi – I mbushur me vitamina, ka veti anti-kanceroze dhe është një nga ushqimet më të shëndetshme në planet.

Kastraveci – Është 95% ujë, është një detoksifikues i jashtëzakonshëm dhe ndihmon në funksionimin e mëlçisë dhe veshkave

Limoni – Një nga përbërësit më të rëndësishëm që mund të rezervoni në kuzhinën tuaj pasi është një agjent pastrimi shumë efektiv.

Karotat – Të njohura për faktin se janë një burim i mirë i beta-karotenit, fibrave, vitaminës K dhe kaliumit. Përmirësojnë nivelin e ulët të kolesterolit.

Selino – Me pak kalori, pasi është kryesisht ujë. Është një ushqim me gliceminë të ulët dhe një burim i mirë i fibrave dietike.Përmban vitamina A, vitamina C dhe K.

Panxhari -Përmban lëndë ushqyese që mund të ndihmojnë në uljen e presionit të gjakut, luftimin e inflamacionit dhe mbështetjen e detoksifikimit.

Molla – “Një mollë në ditë mban mjekun larg!” nuk është rastësisht nga një thëniet më të famshme. Ndihmon për të luftuar inflamacionin dhe shëndetin e zemrës.

Portokalli – Përforcues i sistemit imunitar, pasi është i pasur me Vitaminë C dhe me pak kalori.

Shafrani – Ka veti anti-inflamatore dhe anti-oksiduese.

Xhenxhefili – ndihmon në tretje dhe mbështet sistemin imunitar.

Këto përbërës mund t’i kombinoni si të doni. Ja disa sugjerime:

“Drink your greens” – Spinaq, kastravec, selino, limon, xhenxhefil dhe mollë (opsionale: majdanoz)

“The detoxifier” – Panxhar, karrota, limon, xhenxhefil, mollë

“The vision” – Karrota, portokalle, xhenxhefili (opsionale: shafran/turmerik)

“Sweet carrot” – Mollë, karrota dhe majdanoz

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]

mposun

slot pulsa

situs slot gacor

slot 10k

mposun

mposun

slot qris

situs toto

slot toto

slot toto

mposun

slot dana

mposun

toto slot/

mposun

slot10k