Të gjithë dimë të mbjellim erëza të zakonshme në shtëpi si nenexhik, rozmarinë, borzilok etj, mirëpo sot kemi vendosur t’ju tregojmë si të mbillni dhe rritni një nga frutat më të shëndetshëm dhe dobiprurës që mund të ekzistojnë: AVOKADO.
Të gjithë ju që e njihni dhe e përdorni në kuzhinën tuaj, e dini se avokado është një produkt i shtrenjtë, kështu që pse jo të provoni ta kultivoni në ballkonin tuaj.
Hapi i parë: Hiqni me kujdes bërthamën nga bima e avokados
Ndani avokadon në mes dhe me ndihmën e një thike të mprehur mirë, hiqni me kujdes bërthamën e tij duke mos dëmtuar cipën e lehtë që e mbështjell atë. Merre një thikë, priteni avokadon në mes. Duke e prerë, bëni kujdes që mos ta dëmtoni mbështjellësin e madh të avokados në mes. Lajeni bërthamën me ujë, pastrojeni mirë dhe futeni në ujë të pastër për 5 minuta, Është mirë që ta përdorni më shumë se një avokado në këtë proces, sepse disa bërthama mund të mos e japin rezultatin e dëshiruar në hapat e ardhshëm.
Hapi i dytë: Futni në mes të bërthamës 2-3 kruese dhëmbësh
Krueset vendosni në atë mënyrë që secila të jetë në nivel me njëra tjetrën, sepse pjesa më e madhe e bërthamës do të na duhet të qëndrojë mbi ujë. Bëni vrima me kruese dhëmbësh, në mënyrë që 2-3 kruese të mund të futen mirë në pjesën e poshtme të bërthamës. Falë këtij procesi, do të jetë shumë e lehtë që bërthama të qëndrojë në ujë dhe t’i lëshojë rrënjët.
Hapi i tretë: Futeni bërthamën me kruese në një gotë me ujë
Futeni bërthamën e avokados në një gotë me ujë, duke vendosur anën më të trashë poshtë dhe filloni të prisni. Pas një kohe (zakonisht 1 deri në 1 muaj e gjysmë), do të shihni se rrënjët do të formohen nga pjesa e poshtme e bërthamës dhe do të vëreni që trupi i bimës do të fillojë të dalë nga pjesa e lartë e bërthamës.
Natyrisht, mos harroni që gotën me ujë ku rri bërthama gjatë kësaj kohe sa është duke i formuar rrënjët, ta mbani në një vend ku i bie drita e diellit dhe rifreskojeni ujin duke i shtuar ujë kohë pas kohe, pasi e pi, shkruan Pergatit.com.
Hapi i katërt: Mbajeni kështu derisa trupi që mbin nga bërthama të bëhet i fortë dhe 15cm i gjatë
Nëse ka shumë gjethe në krye gjatë kësaj kohe, me kujdes krasitni gjethet në mënyrë që bima të rritet më shpejtë dhe më lehtë. Pas një kohe, do t’i shihni gjethet e reja duke dalë nga bima.
Hapi i pestë: Me kujdes vendoseni bimën e avokados në një tas mesatar
Me kujdes hiqeni bimën nga uji pasi të jetë bërë më e fuqishme, pa ia dëmtuar rrënjët dhe vendoseni në një tas me rreth 20-30cm diametër. Sigurohuni që dheu që zgjidhni në këtë fazë të jetë i pasuruar me mineralet e nevojshme. Nëse nuk keni informacione të mjaftueshme për dheun, mund të merrni ndihmë nga ndonjë lulishte ose ata që punojnë me bimë.
Kur ta mbillni, mos e mbuloni bërthamën komplet me dhe. Përfundojeni mbjelljen në atë mënyrë që pjesa e lartë e bërthamës të jetë rreth 2-3cm mbi dhe. Meqenëse kjo bimë e do tokën e lagësht, vazhdoni ta ujitni shpesh, por jo shumë, pa e lënë dheun të thahet.