Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Kështu përgatiten toptha mishi me patate

nga Revista Kosovarja

Të shijshëm dhe të butë, këta toptha mishi të gatuar janë një recetë e mahnitshme për një darkë përplot shije. Dhe më e mira është se bëhen gati për pak minuta!

Përbërësit:

600gr patate
1 thelb hudhër
Majdanoz
600gr mish të bluar
50gr thërrime buke
50gr djathë parmazan
Kripë
Piper
Kërri
2 vezë
Vaj ulliri

Përgatitja:

Moneytizer Paragrafi 4

Zieni patatet pak, pastaj qëroni dhe prisni në feta. Përzieni mishin me vezët, kërrin, kripën, piperin, majdanozin, hudhrën, thërrimet e bukës dhe permazanin. Bëni disa toptha.

Vendosni pak vaj në tigan dhe vendosini patatet me topthat e mishit. Hidhni edhe më shumë vaj, permazan dhe dekorojini me rozmarinë për shije.

Piqni në furrë për 20 minuta në 180 gradë celcius. Ju bëfshin mirë!

Procedura përmes fotografive:

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]