Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Kështu po e kalon periudhën e izolimit Argjentina Ramosaj

nga Revista Kosovarja

Këngëtarja e njohur, Argjentina Ramosaj, ka qëndruar e izoluar për muaj me radhë ashtu si të gjithë qytetarët e vendit, shkaku i virusit COVID-19.

Megjithatë, destinacioni për karantinën e saj ka qenë krejt tjetër dhe jo banesa e saj në Prishtinë.

Së bashku me burrin e saj, Dukagjinin, dhe djalin e tyre Noah, familja së bashku po e kalojnë periudhën e karantinës në Bjeshkët e Nemuna.

Moneytizer Paragrafi 4

Këngëtarja ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale përgjatë gjithë këtyre muajve fotografi, nga koha e kaluar në ambientin e gjelbër të pyllit.

Ajo është një adhuruese e natyrës, ndaj dhe të shpeshta janë vizitat e saj në mal edhe kur gjendja e jetës është normale.

Duket se izolimi për disa muaj për të qëndruar të sigurt, e bëri Argjentinën të zgjedhë këtë vend bashkë me dy më të dashurit e saj, për të kaluar një kohë të qetë në këtë periudhë të vështirë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]