Enca Haxhia, e ka bërë të qartë shumë herë se i pëlqen të udhëtojë.
Një prej destinacioneve të saj më të preferuara padyshim që mbetet Dubai – vend të cilin e ka vizituar mjaft shpesh.
Së fundmi, ajo ka shkuar sërish në Emiratet e Bashkuara Arabe, për të kaluar disa ditë të mira pushimi në këtë periudhë.
Enca e cila ka një ndjekje të madhe fansash në rrjetet sociale, nuk ka nguruar që të ndajë me ta imazhe të ndryshme nga vizita e saj në qytetin e ngrohtë aziatik.
Ajo ka publikuar në llogarinë e saj zyrtare në Instagram një seri fotografish, ku shihet teksa shijon jetën luksoze në Dubai.