Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Kështu reagon zemra e Rozanës përmes këngës

nga Revista Kosovarja

Aktore, këngëtare dhe autore tekstesh, Rozana Radi tashmë ka krijuar steriotipin e saj, si një vajzë pa komplekse që nuk e vret shumë mendjen se çfarë thonë apo mendojnë të tjerët.

Zemra e saj ka folur shpesh përmes teksteve dhe kjo ka bërë që këngët e saj të jenë shumë të dashura për publikun.

Në këto ditë kur e gjithë Shqipëria po proteston për rastin e vajzës së përdhunuar, nuk po mungojnë as reagimet e artistëve.

Shoqëria, ndihet e kërcënuar nga të tilla raste të njëpasnjëshme, ndaj ka vendosur të reagojë. Vërejmë pankarta me shënime, shprehje, fjalë në mbrojtje të vajzës së dhunuar, fizikisht dhe psikologjikisht.

Moneytizer Paragrafi 4

Reagime të tilla ka bërë edhe këngëtarja Rozana Radi në rrjetet e saj sociale. Përmes një fotografie ajo ka ndarë edhe disa vargje të cilat ne po i sjellim për ju:

“Mos e gëzoftë jetën kurrë
U shoftë në su shua
Ai që vuri dorë mbi ty
Që shkeli mbi një grua.”

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]