Avdullah Hoti e takoi sot për herë të parë si kryeministër presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq në Bruksel.
Ky është takimi i parë i drejtpërdrejtë ndërmjet përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë, në kuadër të dialogut të Brukselit, pas më shumë se 20 muajve.
Në takime të tilla, si çdo herë nuk mungojnë edhe skena interesante.
Derisa po përshëndeteshin me bërryla ndërmjet vete, presidenti serb Vuçiq duke folur në gjuhën e tij e pyeti kryeministrin Hoti nëse ai e kupton gjuhen serbe.
Vuçiq: Flet serbisht, apo kupton?
Hoti: Kuptoj