Elita Rudi është njëra ndër moderatoret më të dashura të publikut shqiptar.
Ajo tashmë iu është përkushtuar familjes së saj duke e lënë anash profesionin e saj si moderatore.
Elita është nënë e dy fëmijëve, Zërit dhe Borës, shkruan “Kosovarja”.
Së fundmi ajo që ka rënë në sy në Instagramin e Elitës është një video e Zërit duke ngrënë perime.
Elita është një nënë tejet e përkushtuar dhe këtë e ka treguar vet përmes videove dhe fotove që ka postuar në rrjete sociale.
Si duket edhe ushqimi për të birin është i zgjedhur siç është më së miri.
Plotë perime shihen në pijatën e Zërit, Elita përkujdeset mjaft mirë që fëmijët e saj të hanë shëndetshëm. /Kosovarja/