fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • Revista
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • Revista
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Këta grupe njerëzish nuk do të lejohen të marrin vaksinën anti covid

nga Kosovarja
4 muaj më parë
në Shendetesi
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Ekzistojnë 3 grupe njerëzish, të cilët për momentin nuk do të lejohen t’i nënshtrohen vaksinës anti-Covid të kompanisë Pfizer.

Programi i vaksinimit kundër koronavirusit, i nisur javët e fundit në Britani,dhe disa ditë më parë edhe në Shtetet e Bashkuara, ofron shpresë se fundi i pandemisë së Covid-19është i afërt, shkruan “BotaAL”.

Megjithatë, ekzistojnë 3 grupe njerëzish, të cilët për momentin nuk do të lejohen t’i nënshtrohen vaksinës anti-Covid të kompanisë Pfizer. Ja cilat janë ato dhe përse, transmeton lajmi.net.

Njerëzit që kanë vuajtur nga alergji serioze

Njerëzit që kanë pasur histori të reaksioneve alergjike kërcënuese për jetën ndaj një vaksine ose ushqimi, përjashtohen nga marrja e vaksinës sëPfizer/BioNTech.

Vendimi u mor pasi 2 anëtarë të stafit të Shërbimit Shëndetësor Britanik patën një reaksion alergjik pas vaksinimit.

Të dy punonjësit e kujdesit shëndetësor, secili me nga një histori të reaksioneve të rënda alergjike, ishin midis mijëra njerëzve që u vaksinuan në ditën e parë të fillimit të programit të vaksinimit masiv.

Edhe pse shumë e rrallë, anafilaksia është një efekt anësor i njohur, që mund të ndodhë me çdo vaksinë.

Pavarësisht kësaj, Ministria e Shëndetësisë në Mbretërinë e Bashkuar, theksoi se shumica e njerëzve të vaksinuar nuk do të preken nga anafilaksia, dhe se përfitimet e mbrojtjes nga Covid-19 janë më të mëdha se sa rreziqet nga efektet anësore.

Tek e fundit, asnjë vaksinë nuk do të miratohej ndonjëherë nëse nuk gjykohet e aftë që të përmbushë standardet rigoroze të sigurisë nga organi këshillimor i pavarur i qeverisë britanike, Komisioni Për Ilaçet Njerëzore.

Gratë shtatzëna

Gratë shtatzëna që dëshirojnë t`a marrin vaksinën, këshillohen që të presin derisa të lindin. Edhe atyre që po përpiqen të mbeten shtatzëna, u sugjerohet të presin të paktën tre muaj pas marrjes së dozës së dytë para se të tentojë fekondimin.

E njëjta gjë vlen edhe për nënat e reja që ushqejnë fëmijën e tyre me gji:Është më mirë të ato të presin derisa të mbarojë gji-dhënia, para se të marrin dozën e parë të vaksinës.

Që të gjitha këto masa, lidhen me faktin se vaksina e Pfizer-BioNTech kundër Covid-19, është një lloj i ri vaksine, që është treguar efektive, dhe që ka një profil të mirë sigurie. Por ajo nuk është testuar ende gjatë shtatzënisë, prandaj mungojnë të dhënat mbi efektet që ajo ka tek ky grup i popullsisë.

Fëmijët dhe të rinjtë nën 16-vjeç

Aktualisht, ka të dhëna shumë të kufizuara për vaksinimin tek adoleshentët. Ndërkohë, informacioni për fëmijët më të vegjël është tërësisht inekzistent, pasi nuk ishte përfshirë në studimet klinike.

Komiteti i Përbashkët i Vaksinimit dhe Imunizimit në Britani (JCVI), rekomandon që vaksinimi mund të bëhet – pas një konsulte me prindërit – vetëm për ata fëmijë që kanë një rrezik të lartë të ekspozimit për shkak të sëmundjeve kronike serioze.

Sidoqoftë, i njëjti komitet shtoi se kur të mbarojnë studimet mbi fëmijët dhe gratë shtatzëna, do të kemi një informacion më të qartë mbi sigurinë dhe efikasitetin e vaksinave në këto kategori njerëzish.


Etiketa: Vaksinanjerezit

POSTIME TË NGJASHME

Shendetesi

Këshilla për një sistem më të fortë imunitar kur agjëroni në Ramazan

1 ditë më parë
Shendetesi

Këto janë shenjat paralajmëruese të kancerit të tiroides që duhet të njohë çdo grua

3 ditë më parë
Shendetesi

Dhimbjen e veshkave mund ta largoni me këtë metodë

3 ditë më parë
Shendetesi

Farat e zeza luftojnë sëmundjet e mushkërive

3 ditë më parë
Shendetesi

Si të bini në peshë dhe të kujdeseni për shëndetin gjatë muajit të Ramazanit

4 ditë më parë
Shendetesi

Dobitë e aktivitetit fizik për shëndetin mendor

4 ditë më parë
Postimi tjetër

Kylie ekspozon gjoksin në fustan të ngushtë

Tunën e incizojnë të zhveshur në bikine

Policia e qëllon me armë një person në Graçanicë

TË FUNDIT

Vdes në moshën 93-vjeçare ish-nënpresidenti amerikan, Walter Mondale

5 minuta më parë

A e dini se ekziston aplikacioni ku mund të njihesh me VIP-at?

10 minuta më parë

Ramadani: Personat e vaksinuar nuk do të infektohen me Covid-19

19 minuta më parë

Këto vende sot do të mbesin pa rrymë

24 minuta më parë

Ky është i riu që vdiq mbrëmë në aksidentin në Klinë

34 minuta më parë

Kjo është gruaja që mund të jetë kancelarja e re e Gjermanisë

40 minuta më parë

MË TË LEXUARAT

Pas një mosmarrëveshje gjilanasi rrah nënën

Xhensila shfaqet e veshur plot stil

BIK thirrje besimtarëve: Ata që janë të infektuar me COVID-19 të mos i frekuentojnë xhamitë

Rritet numri i foshnjave të lindura në Kosovë

Këto shenja horoskopi s’do mund të jetonin kurrë bashkë

Futbollisti i Ferizajit në gjendje kritike, dërgohet në QKUK

Reagon Këshilli Prokurorial ndaj deklaratave të ish-kryetarit të Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasani

Këto janë masat e reja anti-Covid-19 që vendosi sot Qeveria e Kosovës

Mund t’ju duket qesharake, por shkaktari më i madh i kapsllëkut është ky

Ministrja Haxhiu ia kthen letrën babait të Agonis Tetajt

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: Labinot Bërbatovci

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: Labinot Bërbatovci