Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Këta janë dy personat e arrestuar nga Policia për plagosjen e avokatit, Gazmend Halilaj

nga Revista Kosovarja

Policia e Kosovës ka arritur të arrestojë personat e dyshuar për plagosjen e avokatit nga Drenasi, Gazmend Halilaj. 

Mbi artikull

Të arrestuarit janë, Ibrahim Lushtaku dhe Xhelal Zeqiri.

Pas identifikimit të tij, me datën 22.04.2020 rreth orës 15:30 i dyshuari Ibraim Lushtaku, është paraqitur dhe intervistuar në polici në prezencë të avokatit të tij, më ç ’rast është dorëzuar edhe një armë, një karikator me katër fishekë, si dhe është treguar vend ndodhja e veturës së dyshuar e cila është konfiskuar.

Moneytizer Paragrafi 4

Hetimet kanë rezultuar se në rast është përfshirë edhe personi i dytë i dyshuar Xhelal Zeqiri, i cili është ftuar për intervistim nga ana e zyrtarëve policor, po ashtu i njëjti është paraqitur dhe intervistuar nën prezencën e avokatit mbrojtës. Edhe në këtë rast në cilësi të provave materiale janë konfiskuar një armë, një karikator dhe tre fishekë.

Të gjitha veprimet hetimore janë ndërmarr në koordinim me Prokurorin e Shtetit dhe me aktvendim të tij të dyshuarit janë dërguar në qendrën e mbajtjes.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]