Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Këta janë dy personat nga Rahoveci që humbën jetën në aksidentin në Arllat të Drenasit

nga Revista Kosovarja

Në aksidentin e sontëm në Arllat të Drenasit mbetën të vdekur dy persona, Besim Hoxha, 43-vjeçar dhe Milaim Tara, 46-vjeçar.

Mbi artikull

Sinjali ka siguruar fotografitë e dy viktimave që mbetën të vdekur nga ky aksident.

Viktimat nga Rahoveci ishin ndalur në shiritin emergjent me kamionetën e tyre, ku kishin të ngarkuar rrush dhe në atë moment vjen një kamion me ngjyrë të bardhë dhe e godet kamionetën.

Ndërkohë, Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Arlinda Rexhepi ka dhënë detaje nga aksidenti.

Moneytizer Paragrafi 4

“Me datë 07.09.2020 rreth orës 20:00 në fshatin Orllat, konkretisht në drejtimin Prishtinë- Pejë, është raportuar për një aksident trafiku mes një kamioni dhe një kamionete. Ne vendngjarje kanë dal njësitë përkatëse policore dhe ekipi mjekësore të cilët e kanë konstatuar vdekjen e një personi, ndërsa një tjetër ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor. Në vendngjarje vazhdojnë të jenë njësitë kompetente për trajtim të mëtejmë të rastit”, tha Rexhepi.