Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Këta janë dy personat që u lënduan mbrëmë nga shpërthimi në oborrin e një shtëpie në Pejë

nga Revista Kosovarja

Një rast i rëndë ka ndodh mbrëmë në oborrin e një shtëpie në Pejë. Atje ka shpërthyer një mjet, si pasojë e të cilit janë lënduar dy persona, raportoni Gazeta Sinjali.

Mbi artikull

Siç raportoi mbrëmë Gazeta Sinjali, rasti ka ndodh rreth orës 20:00 në lagjen Jarin, në rrugën Halil Agusholli.

Si pasojë e shpërthimit janë lënduar dy persona, të cilët sipas informatave të para kanë marrë një mjet në dorë i cili më pas ka plasur.

Të lënduarit fillimisht janë dërguar në spitalin e qytetit ku edhe kanë marrë intervenimin e duhur mjekësor dhe më pas janë dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Moneytizer Paragrafi 4

Sipas burimeve të Gazetës Sinjali, të lënduarit kanë qenë në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën.

Gazeta Sinjali zbulon se të lënduarit nga mjeti shpërthyes janë: Rrezon Kelmendi, 18 vjeçar dhe Epirot Krasniqi, 33 vjeçar.

Si pasojë e shpërthimit është dëmtuar edhe një veturë.

Ndërkohë, njësitet relevante të Policisë menjëherë pasi kanë pranuar informatën kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë kryer hetimet e para për rastin