fbpx

Këta janë emrat e 8 prej të plagosurve me armë zjarri në lokalin “Bon Vivant”

nga Revista Kosovarja

17 persona kanë mbetur të plagosur në incidentin me armë zjarri në lokalin “Bon Vivant” në Prishtinë. Të njëjtit janë pranuar për tretman mjekësor në Klinikën Emergjente.

Gazeta nga burimet e saj pranë policisë, ka mësuar identitetin e 8 prej tyre.

Më saktë, bëhet fjalë për: Granit Hamiti (1990), Andi Pajaziti (1996), Kastriot Ramadani(1984), Lea Syla (2003), Aulona Alija (1989), Hysni Geci (1986), Agim Zeqiri (1978) si dhe Nue Nikqi (1979).

Policia e Kosovës ka konfirmuar se disa persona kanë mbetur të plagosur sonte në kafeterinë “Bon Vivant”, në qendër të Prishtinës.

Për rastin janë identifikuar 2 persona nga policia, konfirmoi zëdhënësi, Agron Borovci.

Njoftimi i plotë:

“Rreth orës 23:30, është raportuar për të shtëna me armë zjarri në një lokal në rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë.

Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para dyshohet se disa persona kanë marrë plagë nga arma e zjarrit apo edhe nga fragmente qelqi.

Ndërkohë që të lënduarit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor, policia po vijon punën me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore .


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]