Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Këta janë gjashtë të arrestuarit që u rrahën me shufër metalike e skalper në Prishtinë

nga Revista Kosovarja

Gjashtë persona janë përfshirë në një rrahje të shtunën në rrugën “Rugova” në Prishtinë, te parkingu i një servisi të automjeteve, për motive ende të panjohura.

Mbi artikull

Gjatë përleshjes të dyshuarit përdoren edhe shufër metalike e skalper dhe për pasojë i shkaktuan njëri-tjetri lëndime trupore.

Të njëjtit tashmë janë në duart e Policisë, ndërkohë që Sinjali ka mësuar identitetin e tyre.

Burimet nga Prokuroria bëjnë me dije se bëhet fjalë për Sabri Krasniqi, Alban Sekiraqa, Blerim Bajrami, Arif Krasniqi, Burim Bajrami dhe Gazmend Krasniqi, të cilët tashëm janë arrestuar.

Moneytizer Paragrafi 4

Konflikti verbal mes tyre ka eskaluar në sulm gjatë ditës së djeshme dhe si pasojë e lëndime, ata janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare për trajtim mjekësor, e më pas janë shoqëruar në Polici.

Të dyshuarit që i zuri sherri kanë dhënë deklarata e tyre para hetuesve policorë dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Mjetet e përdorura gjatë përleshjes që janë gjetur në vendin e ngjarjes nga Policia, janë konfiskuar si dëshmi për rastin.