Një aksion i hershëm me urdhër të Prokurorisë Themelore në Pejë, ka rezultuar me arrestimin e 15 personave të akuzuar për fajde.
Të arrestuarit akuzohen për dhënie të parave me fajde, presion, shtytje, kanosje dhe vepra të ngjashme që lidhen me këtë vepër penale.
Dy nga të arrestuarit janë nga fshati Novosellë e Pejës, Isa Camaj dhe Driton Podrimçaku.
Janë siguruar disa nga fotografitë e të arrestuarve, si dhe veturat e sekuestruara nga Policia e Kosovës.
Valon Kastrati, Astrit Grabovci e Labinot Elshani janë arrestuar poashtu në këtë aksion.
Të arrestuarit janë kryesisht nga regjioni i Pejës.
Në mesin e të arrestuarve janë edhe Petrit Kastrati, Kismet Krasniqi, Orhan Luka, Alush Bajraktari, Fadil Zhabalaj, Tafil Alimusaj, Astrit Kastrati dhe Besnik e Fidan Mehmetaj.
Rreth 50 mijë euro është shuma e parave të gatshme që është sekuestruar në aksionin e sotëm.