Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Këta janë vëllezërit që humbën jetën në aksidentin tragjik në Podujevë

nga Revista Kosovarja

Mbrëmë për aksidentin e rëndë në fshatin Surkish të Podujevës, ku pas përplasjes së një Volkswagen Golf me një BMW humbën jetën dy persona, ndërsa një tjetër mbeti i lënduar.

Mbi artikull

Siç mëson Sinjali, viktima të këtij aksidenti tragjik janë vëllezërit Hajdar dhe Bujar Matarova, nga fshati Dumnicë e Podujevës.

Përplasja ka rezultuar fatale për shoferin dhe pasagjerin që ndodheshin në Golf, të dy nga fshati Dumnicë e Podujevës.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka autorizuar Njësinë e Hetimeve të Trafikut që të merret me zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Moneytizer Paragrafi 4

Ekipi i Institutit të Mjekësisë Ligjore ka tërhequr trupat e pajetë, të cilët janë dërguar për obduksion.

Shkaku i aksidentit ende nuk është përcaktuar dhe mbetet objekt i hetimeve.