Të pabesueshme, shokuese dhe të habitshme, kështu mund të përshkruhen vdekjet e disa prej VIP-ave përgjatë historisë.
Ishin vdekje natyrale apo komplote? Versionet zyrtare ekzistojnë, por teoritë surrealiste vazhdojnë të gjejnë vend edhe shumë vite pas vdekjes së tyre.
Diana, Princesha e Uellsit dhe Dodi Al-Fayed – Paparacët që i ndoqën u fajësuan për vdekjen e tyre, por biznesmeni Mohamed Al-Fayed tha se vdekja e të dyve ishte një komplot kundër princeshës së Uellsit.
Marilyn Monroe – Versioni zyrtar flet për një mbidozë, por të afërmit raportuan se vdekja e saj kishte qenë një vrasje.
Amy Winehouse – Autopsia tregoi një mbidozë dhe një konsum të tepruar të alkoolit, por artistja e re po rehabilitohej, kështu që vdekja e saj është ende e mbështjellë me mister.
Bruce Lee – Zyrtarisht ai vdiq nga një aneurizëm (dobësim i mureve të enëve të gjakut), por teoritë flasin për një vrasje.
Elvis Presley – Këngëtari u gjet i pavetëdijshëm në dysheme, në të njëjtën ditë kur ai duhej të largohej nga Memphis-s.
Brandon Lee – Djali i Bruce Lee-s vdiq gjatë filmimit të “The Crown”, pasi Michael Masee e qëlloi atë. Arma u ngarkua me plumba të vërtetë, kur ata duhej të ishin bosh.
Michael Jackson – Ka shumë teori në lidhje me vdekjen e tij: nga neglizhenca mjekësore në vetëvrasjen e Mbretit të Popit.
George Reeves – Shkaku zyrtar i vdekjes së tij është vetëvrasja, por shumë teori e konsiderojnë vdekjen aksidentale.
Heather O’Rourke – Aktorja e re pësoi një arrest kardiak të paraprirë nga një ngatërrim zorrësh si pasojë e sëmundjes së Cronh-it, të cilën mjekët nuk mund ta identifikonin.
Natalie Wood – Ajo u rrëzua nga jahti i saj dhe u konsiderua si një vdekje aksidentale. Megjithatë, rasti u rihap me publikimin e librit të Marti Rulli-t, ku bashkëshorti i saj, Robert Wagner, akuzohet se është përgjegjës për vdekjen e saj.