Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Këtë gabim e bëjnë të gjithë kur mbushin makinën e larjes së enëve

nga Revista Kosovarja

A ka gjë më të mirë nga ajo ndjenja kur e dini që në shtëpi ju pret një grumbull enësh të palara, porse njëkohësisht e dini që aty diku është edhe makina e cila e bën punën për Ju?

Mirëpo, edhe pse makina e enëve është gjëja e rëndomtë në shumë shtëpi, shumica e bëjnë këtë gabim fillestar!

Cili është ai gabim që shumica e bëjnë?

Shumica nesh pirunët dhe lugët i vendosin me bishtat lart, gjë që është gabimi më i madh sepse te shumica e makinave uji përhapet nga pjesa e brendshme, ndërkaq kur pirunët dhe lugët me pjesën e tyre të punës janë të puthitura njëra me tjetrën, nuk ka mënyrë që makina të arrijë t’i lajë të gjitha mirë.

Moneytizer Paragrafi 4

Prandaj pirunët dhe lugët vendosni me bishtat poshtë, ndërsa thikat jo – tehet e të cilave duhet të jenë të kthyera nga poshtë në mënyrë që rastësisht të mos ju therin.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]