Nëse ka një miss që i ka rezistuar kohës dhe ka ditur që titujt e fituar në spektakle bukurie ti shfrytëzoj mirë, atëherë kjo është Agnesa Vuthaj, shkruan “Kosovarja”.
Ka studiuar, ka punuar fortë në botën e spektakleve dhe biznesit dhe ka realizuar me qindra udhëtime të pa harruara. Kjo është bukuroshja që i bënë të gjitha dhe mbetet perëndeshë e bukurisë.
A ka diçka që nuk mund ta harroj asnjëherë bukuroshja Agnesa Vuthaj?
“I kujtoj me nostalgji momentet e kurorëzimeve. Një vlerë të madhe për mu ka përfaqësimi I Shqipërisë në “Miss Bota” dhe në “Miss Universe”, ku ishin dy udhëtime të mahnitshme, eksperienca të pa harruara dhe kontakte me vajza nga e gjithë bota, me një pjesë prej të cilave ende ruaj kontakte. Ishin këto përvoja në organizime shumë profesionale, që më shtyen që të organizoj spektakle në Kosovë dhe vajzave tona tu jap mundësinë për të përjetuar gjëra të ngjashme me mua”, ka thënë Vuthaj për revistën “Kosovarja”.
Bukuroshja këto kohë pandemie po qëndron e vetme në banesën e saj në Prishtinë. /Kosovarja/